Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka patur këtë të martë një takim me strukturat në Karshiakë.
Dhjetra qytetarë kanë pritur liderin e kësaj force politike ku vërtetuan edhe njëherë që të gjitha tentativat për të rrënuar këtë degë kanë dështuar.
Strukturat e partisë sa vijnë dhe pasurohen me mbështetës të kauzës kombëtare të Aleancës për Shqiptarët dhe liderit të kësaj force politike, Ziadin Selës.