Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka zhvilluar një takim në fshatin Nikushtak të Kumanovës. I shoqëruar nga sekretari Krenar Lloga, nënkryetari Elmi Aziri, zv.ministri Tiron Jajaka, drejtori Driton Nebiu si dhe zv.drejtori Mevludin Sinani, Sela vizitoi odën e Efraim Bakiut.
Përmes një postimi në “Facebook”, lideri i Aleancës për Shqiptarët shkruan se gjatë kësaj vizite takuan burra të fjalës e idealit, miq të cilët i kanë qëndruar gjithmonë pranë, gjatë të gjitha proceseve.
“Në odën e Efraim Bakiut, në fshatin Nikushtak të Kumanovës.
Sonte, i shoqëruar edhe nga sekretari gjeneral, Krenar Lloga, nënkryetari Elmi Aziri, zëvendës ministri Tiron Jajaga, drejtori Driton Nebiu dhe zv.drejtori Mevludin Sinani, takuam burra të fjalës e idealit, miq që na qëndruan gjatë të gjitha proceseve.
Takuam edhe vëllezër që tanimë edhe më fuqishëm po na mbështesin në rrugëtimin tonë. Dëgjuam nga afër hallet që i ndajmë bashkë, këshillat dashamirëse dhe sugjerimet që do të na shërbejnë në këto momente të rëndësishme e vendimtare për të gjithë ne.
Është kënaqësi të dëgjosh nga afër vlerësimet për atë që kemi bërë deri më sot, të përballesh në oda burrash pa pasur drojë nga veprimet e qëndrimet. Kështu do të vazhdojmë çdo ditë, në çdo odë e me çdo qytetarë, për të kuvenduar e vepruar në të mirën e tyre dhe me mbështetjen e tyre”, shkruan Sela.