Tanimë s’ ka më aludime dhe as dyshime, Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti kanë shtrënguar duart dhe janë bashkuar për fitore. Dy nga figurat më të rëndësishme politike në Maqedoninë e Veriut kanë rënë dakort për të qenë bashkë në rrugën drejt fitores, shkruan news33.tv.
Në mbledhjen e mbajtur këtë të enjte Kuvendi Qendror i ASH-së votoi me 115 vota pro dhe një kundër për bashkimin me koalicionin Frontin Europian. Oferta është që Selës t’ i jepen 5 deputetë, ndërkohë emrat e kandidatëve do të bëhen me dije më herët.
Ndërkohë, burime për neës33 bëjnë me dije se ditën e shtunë rreth orës 20:30 në Gostivar kjo marrëveshje do të finalizohet me nënshkrimin mes Aleancës për Shqiptarët dhe BDI-së.