22/12/2024
Lajme Maqedoni

Zgjedhjet Presidenciale 2024, LSDM-së i jep mbështetje Pendarovskit për një mandat të dytë!

    Kryesia e LSDM-së pasditen e sotme ka marrë vendim që ta përkrahë mandatin e dytë presidencial për Stevo Pendarovskin.

    Burime partiake bëjnë të ditur se sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të përkrahet si kandidat për kryetar të shtetit. Ky vendim do t’u prezantohet anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë këto ditë. Tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit për ditët në vijim, ndërsa konventa zyrtare promovuese do të mbahet më 3 mars.

    “Pendarovski është kandidati fitues, me kapacitetin më të madh të koalicionit, i cili së bashku me LSDM-në dhe partitë nga blloku progresiv, demokratik fuqimisht ndan vizionin për të ardhmen evropiane të shtetit. Ai në mandatin aktual e riktheu integritetin dhe kredibilitetin e institucionit të Presidentit dhe tregoi se çfarë do të thotë të jesh president për të gjithë qytetarët”, thonë nga LSDM.

    Leave a Reply