22/12/2024
Lajme Maqedoni

Zgjedhjet 2024/ VMRO-DPMNE bën publike listat dhe Koalicionin “Maqedonia yte”

    omiteti Qendror i VMRO-DPMNE-së ka miratuar listat e kandidatëve për zgjedhjet parlamentare.

    VMRO-DPMNE thotë se në listat janë njerëz të besueshëm dhe me përvojë, kurse gjatë përpilimit është mbajtur llogaria për zërin e popullit, kërkesat dhe nevojat e tyre.

    “Në Njësinë e Parë Zgjedhore është lideri Hristijan Mickoski, ku presim mbështetje dhe fitore të madhe. Në Njësinë e Dytë Zgjedhore është Vlado Misajlovski, në të tretën Dragan Kovaçki, në Njësinë e Katërt Zgjedhore Nënkryetari, Aleksandar Nikolovski, në Njësinë e Pestë Zgjedhore, Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski dhe në Njësinë e 6-të Zgjedhore Dafina Stojanovska”, tha Timço Mucunski.

    Ndërkohë, VMRO-DPMNE ka nënshkruar Kartën për koalicionim strategjik dhe konstatimin e parimeve të punës së ardhshme të Koalicionit të ashtuquajtur “Maqedonia yte”.

    Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së, ky koalicion përbëhet nga 24 subjekte dhe organizata politike kurse obligohet se gjatë realizimit të programit për zgjedhjet 2024, do të udhëhiqet nga parimi i përgjegjësisë dhe transparencës në veprimin politik.

    “Lufta e pakompromis kundër korrupsionit dhe uljes së burokracisë voluminoze janë sfida kryesore. Koalicioni “Maqedonia Yte” obligohet se në mënyrë të ashpër, të drejtë dhe parimore do të inicojë dhe do të mbështesë aksione të shtetit juridik që duhet të rikthejnë besimin e lëkundur të qytetarëve ndaj institucioneve të shtetit”, tha Hristijan Mickoski.

    Nga koalicioni “Maqedonia Yte” kanë bërë thirrje për dalje masovike në zgjedhjet 2024, duke nënvizuar se mosdalja në këto zgjedhje nënkupton mbështetje për qeverinë e papërgjegjshme.