Menduh Thaçi i ftuar mbrëmjen e sotme në OPINION, ku dhe po diskutohet situata politike në Maqedoni foli lidhur me VLEN, se si janë bërë bashkë.
Thaçi u ndal te Arben Taravari për të cilin tha se është turk. Ndërkohë kjo deklaratë e tij u përgenjështrua nga zëdhënësi i VLEN, i cili tha se Arben Taravari ka emër shqiptar, ndërsa Menduh Thaçi nuk është i tillë, shkruan news33.tv.
Kjo deklaratë e tij shkaktoi të qeshura në studio duke thënë se mbiemri Thaçi është mbiemri i fisit më të madh në Kosovë.
“Unë e kam mbiemrin e fisit më të madh shqiptar”, tha Thaçi.