Connect with us

Sport

Ylli i Milanit në dyshim për të ardhmen, ka interesim për të nga Bundesliga

Ylli i skuadrës së Milanit, Hakan Calhanoglu është duke e shqyrtuar të ardhmen e tij të “Rosonerët” dhe mund të kërkojë transferimin në Gjermani, pasi që atje janë interesuar Hertha Berlin dhe RB Leipzig.

Gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se mesfushori turk, mund ta kërkojë largimin nga “San Siro” këtë afat kalimtar të verës.

26-vjeçari turk është pjesë e Milanit që nga viti 2017 dhe kontrata e tij do të skadojë në qershor të vitit 2021.

Deri më tani, Calhanoglu ka kontribuar me nëntë gola dhe tetë asiste në 35 ndeshje me Milanin këtë sezon në Serie A dhe Kupë të Italisë.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Sport

Lazio edhe zyrtarisht në Ligën e Kampionëve

Lazio përfundonte sezonin në Serie A në pozitën e katërt, vend që siguron garat në Ligën e Kampionëve, por jo gjithçka ishte e sigurt.

Për shkak të koeficientit të zbritur nga UEFA për Italinë, një triumf eventual i Romës në Ligën e Evropës do t’i zinte vendin Lazios.

Megjithatë, Roma sot është mposhtur nga Sevilla, duke bërë që Lazio zyrtarisht të jetë pjesë e LK për edicionin tjetër, përcjell lajmi.net

Lazio do të përfaqësojë Italinë në Evropë krah skuadrave si Juventus, Inter e Atalanta. /Lajmi.net/

Continue Reading

Lajme

Yjet shqiptare të futbollit luten për Libanin, pas shpërthimit të tmerrshëm

Yjet shqiptare të futbollit u janë bashkuar lutjeve për popullin e Libanit, ku ndodhi një shpërthim i tmerrshëm të martën, duke shkaktuar shumë vdekje dhe lëndime.

Nga shpërthimi i fuqishëm në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, vdiqën të paktën 50 persona dhe u lënduan mbi 2.700 të tjerë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë vend, transmeton Gazeta Express.

Mediat botërore raportojnë se numri i të vdekurve mund të rritet në vazhdim.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin. Video të publikuara në rrjetet sociale e kanë shfaqur flakën dhe tymin e të shkaktuar nga shpërthimi.

Thuhet se spitalet janë mbingarkuar me pacientë dhe se shumë ndërtesa janë shkatërruar.

Yjet shqiptare të futbollit, përfshirë lojtarë të ekipit kombëtar të Kosovës, janë lutur në rrjetet sociale për Libanin.

Në mesin e tyre Valon Berisha, i cili së fundmi iu bashkua Stade de Reims nga Lazio dhe Mërgim Vojvoda i Standard.

Adnan Januzaj i Real Sociedad dhe Kombëtares së Belgjikës, si dhe Shkodran Mustafi i Arsenalit, janë lutur po ashtu për popullin libanez. /Gazeta Express/

Continue Reading

Futboll

COVID-19 dhe futbolli

Gjatë këtij viti bota ka ndryshuar me paraqitjen e pandemisë COVID-19. Ky vit është karakterizuar me mbyllje, karantina, por edhe me shumë debate, propozime, veprime për tu mbrojtur dhe për të parandaluar përhapjen e COVID-19

Dr. sci. Izet Sadiku
Infektolog

Tani dominon bindja se duhet të mësohemi të jetojmë dhe veprojmë me COVID-19 edhe për një kohë deri në zbulimin e vaksinës ose ndonjë bari që vepron ne virus.

Por çka të bëjmë deri atëherë?

Ne duhet punuar dhe vepruar duke respektuar rregullat të cilat i propozojnë institucionet shëndetësore për mbrojtje nga përhapje të coronavirusit.

Megjithatë, shpesh kemi parë që shumë institucione publike dhe private, nuk i kanë respektuar këto rregulla për të cilat janë zotuar dhe kjo është njëra nga arsyet pse kemi rritje të rasteve të reja me COVID-19.

Këtu dua të përmendi një shembull i cili ka qenë për lakmi se si i kanë respektuar rregullat për parandalimin e COVID-19.

Federata e Futbollit të Kosovës ka filluar aktivitetet e veta gjatë muajit qershor me rregulla të reja karshi nevojave për parandalim e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe i kam përcjell nga afër këto rregulla dhe kanë qenë për lakmi angazhimet e të gjithë akterëve që janë të kyçur në ketë veprimtari. Që nga Federata e cila ka caktuar protokolle të reja për zhvillimin e garave dhe ajo çka është me rëndësi, janë angazhuar të gjithë trajnerët, zyrtarët e klubeve, referët, lojtarët, policia e Kosovës, një armatë e tërë. Dhe, në fund është arritur qëllimi, sot po përfundon me sukses kampionati i Superligës së Kosovës në futboll.

Ka pasur raste ku loja nuk ka filluar derisa është larguar vetëm edhe një shikues, i cili ka qenë në tribuna por s’ka qenë i paraparë në listat zyrtare për të marrë pjesë ne takim.

Po e përmend këtë shembull për të treguar se kur duam dhe angazhohemi të gjithë, mund të zhvillojmë aktivitetet dhe veprimtari duke parandaluar përhapjen e COVID-19.

Por, për këtë duhet angazhim, përkushtim, përgjegjësi dhe së bashku arrijmë edhe të vazhdojmë jetën normale edhe të parandalojmë përhapjen e COVID19.

Bravo për FFK, të gjithë futbollistëve, zyrtarëve të klubeve, referët, policinë, tifozët (të cilët kishin mirëkuptim dhe u pajtuan që ekipet e veta t’i përcjellin nga TV e jo nga tribuna) dhe të gjithë kanë kontribuar që kjo shfaqje (kampionati) të përfundoj me sukses.

Suksese ekipeve që marrin pjesë në garat evropiane se me sjelljet dhe disiplinën e tyre në këtë pandemi e kanë merituar.

# Mbaje maskën
# Mbaje distancën.

/Telegrafi/

Continue Reading

Recent Posts