22/12/2024
Botë

Xhelozia e çon në aktin ekstrem, shqiptari godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë

    Një ngjarje e rëndë është shënuar në Itali, ku xhelozia ka çuar 55-vjeçarin në akte të dhunshme ndaj bashkëshortes së tij.

    Mediat italiane bëjnë me dije se 55-vjeçari shqiptar është arrestuar në Milano, në Garbagnate pasi ka dhunuar barbarisht gruan e tij. Ai ka goditur me çekiç në fytyrë gruan e tij dhe i ka këputur një pjesë të veshit duke e kafshuar me dhëmbë.

    Po ashtu ai ka tentuar që ta mbysë teksa i mbante duart në fytin e gruas. 55-vjeçari me origjinë nga Shqipëria edhe më herët për të kishte një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata e Forlit për krime shumë të rënda, tentativë vrasjeje dhe keqtrajtim familjar.

    Burri e kishte mirëmenduar planin për të keqtrajtuar gruan. Ai kishte pritur që vajza e vogël të largohet nga banesa, më pas kishte ndezur televizorit me volum në maksimum, që fqinjët mos dëgjon britmat e gruas.

    Ndonëse bashkëshortja mbeti e plagosur rëndë, ajo sërish arriti të çlirohej nga i shoqi dhe më pas të arratisej nga shtëpia dhe të kërkonte ndihmë. Brenda pak minutash në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia, ndërsa në të njëjtën kohë fshehurazi bashkëshorti është fshehur.

    Pak orë pas operacionit shqiptari arriti të arrestohet në zonën Garbagnate Milanese.