Connect with us

Kosovë

Xharra e pyet publikisht Thaçin për draft-marrëveshjen e re: Leposaviqi i kalon Serbisë, krijohet Asociacioni dhe Kisha Ortodokse bëhet si Vatikani!?

Gazetarja Jeta Xharra i ka dërguar disa pyetje presidentit Hashim Thaçi, përmes të cilave ajo e pyet për arritjen e një draft-marrëveshje mes Kosovës e Serbi, në të cilën është i përfshirë ai dhe ku parashihet që Leposaviqi t’i takoj Serbisë.

Ajo thotë se me draft-marrëveshje mes Kosovës e Serbinë ka informacione se Kisha Ortodokse Serbe me gjitha pronat e saj ne Kosovë të jetë entitet eksterritorial, transmeton Veriu.info.

Ja postimi i Jeta Xharrës:

Javën e kaluar kam qu pyetje te Hashim Thaçi, s’kam marrë përgjegje. Pyetjet që i qova para disa orëve po i bëj publike sepse mu s’po më përgjgijet. Andaj, a ka naj trim a trimneshë në Amerikë që ia bon këto pyetje Hashimit edhe publikisht? Kisha dashtë edhe me i dëgju përgjigjet e tij, por edhe me ia pa ftyrën tu u përgjigjë!

I have sent questions last ëeek to Hashim Thaçi but have not received ansëers. I am thus publicising questions I’ve sent to him a a feë hours ago to Hashim Thaçi. Since he is not ansëering to me, are people in America that can pose these questions to him publicly? I ëould love to listen to the ansëers as ëell as see his face ansëering.

Këto janë pyetjet për Hashim Thaçin:
Pse nuk po i bëni transparente krejt çështjet që jeni duke planifikuar t’i negoconi me Vuçiqin në Shtëpinë e Bardhë?

  1. Kemi informatë që po qarkullon një draft-marrëveshje mes Kosovës e Serbisë e cila, mes tjerash, në këmbim për njohjen e Kosovës nga Serbia, do të përfshijë:

Krijimin e Asociacionit të Komunave Serbe i cili e menaxhon shëndetësinë, ekonominë dhe arsimin nga Serbia;

  1. Kisha Ortodokse Serbe me gjitha pronat e saj ne Kosovë të jetë entitet eksterritorial (me pavarësi të ngjashme si të Vatikanit);
    Krijimi i edhe një komune të re Serbe në Kosovë (duke i marrë territor Vushtrrisë, Obiliqit, Skenderajit) e cila lidhet me Graçanicë;
    Komuna e Leposaviqit t’i takojë Serbisë në demarkimin e ri që do të bëhet mes Kosovës e Serbisë.
  2. A jeni të vetëdijshëm që jeni duke nënshkruar marrëveshje që pastaj nuk mund ta zbatoni? Si i komentoni kritikat që ju qëllimisht fotografoheni e reklamoheni për nevoja të sotme duke injoruar obligimet e së nesërmes?
  3. Keni thënë që jeni mashtruar kur keni nënshkruar demarkacionin me Mal të Zi dhe formimin e Gjykatës Speciale, nën premtimin që marrim liberalizimin e vizave e kjo nuk ka ndodhë. Cilat janë gjasat që ju prap mund të mashtroheni?
  4. A jeni të vetëdijshëm që lufta në Bosne e Hercegovinë ka filluar pasi që është pranuar në OKB dhe që Ukrainës edhepse ka qenë pjesë e OKB-së iu ka rrëmby territori (Krimea) nga Rusia. Pra, a jeni i vetëdijshëm që hyrja në OKB (edhe nëse i pranoni kushtet e lartëcekura) nuk e garanton fundin e luftës së Serbisë ndaj Kosovës dhe që kjo në masë të madhe mund të sjellë deri te një konflikt të ri post-njohje në Kosovë?
  5. A është e vërtetë që Gjykata Speciale ju ka intevistuar së paku një herë në Prishtinë e një herë në Vjenë? Si i komentoni kritikat që thonë që kompromiset të cilat po i pranoni në relacion me Serbinë nuk e kanë qëllim përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por vetëm të shpëtoni nga akuzat e Gjykatës Speciale?
  6. Cilat janë gjasat që edhe t’i nënshkruani këto marrëveshjet e lartëcekura me Serbinë, por edhe të përfundoni në Gjykatë Speciale?
  7. Nëse nuk i bëni transparente këto kompromise apo shprehje të interesit për marrëveshje, nëse nuk i bëni transparente temat që po i diskutoni me Serbinë, nëse nuk po i bëni transparente marrëveshjet e nënshkruara për aviacion, hekurudha e autostrada (përkundër faktit që ne kemi dërgu kërkesë për çasje në dokumente zyrtare dhe ligji ju obligon t’i bëni publike), si pritni t’ju besojë populli?
  8. Në Rambuje keni negocu me spektër ma të gjanë politik të Kosovës; në Vjenë po ashtu keni negocu me spektër ma të gjanë të politikës së Kosovës. Në të dy këto raste mund të thuhet që rezultati ka qenë pozitiv – NATO e ka bombarduar Serbinë dhe Kosova e ka shpallur pavarësinë.

Tani, duke mos u koordinuar me qeverinë e Kosovës, keni mbetur i vetmuar me një ekip të vogël i cili nuk e përfaqëson në mënyrë reale spektrin politik të Kosovës. Si mendoni t’i përmbushni obligimet eventuale të Kosovës, qoftë për njohje të Serbisë qoftë për të shpëtuar nga Gjykata e Hagës?

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

KËSHILLA E WILLIAM WALKER PËR THAÇIN DHE VESELIN – “JEPNI DORËHEQJE, SHKONI NË HAGË”

Këshilla e William Walker për Thaçin dhe Veselin – “jepni dorëheqje, shkoni në Hagë”
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duhet të shkojnë në Hagë e të mbrohen duke dëshmuar se akuzat janë të rreme, ka thënë ish-ambasadori i OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, William Walker, njofton Insajderi.

Por, këtë duhet ta bëjnë të dorëhequr nga pozitat e tyre aktuale, ka pohuar Walker, i cili prejse kishte dokumentar krimet serbe në Kosovë, ka mbetur mik i madh i popullit shqiptar.

I pyetur në një intervistë në televizionin publik të Kosovës, se çfarë duhet të bëhet pas këtyre aktakuzave, përgjigja e tij ka qenë e shkurtër dhe e prerë.

“Mendoj se Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli duhet të japin dorëheqje nga pozitat e tyre, cilado që janë ato dhe të shkojnë në para Gjykatës kudo që ajo është dhe të mrbohen e të tregojnë se këto akuza janë të rrejshme”, ka deklaruar Walker.

Presidenti i Kosovës dhe kryetari i PDK-së po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte. Ata, sipas publikimit të aktakuzës nga Specialja akuzon për 100 vrasje.

Presidenti Thaçi të hënën niset për Hagë, ku është e vendosur gjykata, për t’u intervistuar.

Ai ka thënë se do ta lë pozitën e presidentit, në qoftë se akuzat ndaj tij vërtetohen

Continue Reading

Kosovë

Simiq: I dhamë 10 vota për krijimin e institucioneve, Osmani: Nuk vrapova korridoreve pas juve

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është përplasur ashpër me deputetin e Listës Serbe, Igor Simiq, rreth propozimit për miratimin e një rezolute, në të cilën kërkohet përjashtimi i anëtarëve të Srpskas nga Qeveria të cilët përkrahin vendimet e Serbisë kundër pavarësisë dhe integritetit territorial.

Simiq ka thënë se një deklaratë e tillë nuk mund të jetë si subjekt i një rezolute të tillë. Ai tutje ia ka përmendur Vjosa Osmanit edhe 10 votat e Listës Serbe për themelimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

“Po ju kujtoj se si në koridorret e kësaj ndërtese më ndiqnit për të t’i dhënë 10 votat për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit. Atëherë nuk brengoseshit aspak për politikat e Listës Serbe”, iu drejtuar Simiq Osmanit.

Simiq ndërkohë i ka thënë Osmanit që ta gjejë me video deklaratën për të cilën thotë se është e Rakiqit.

“Ju bëj thirrje ta gjeni deklaratën e Rakiqit me video… Këto nuk janë të vërteta. Në të pavërteta nuk mund të bëhen rezoluta”, ka deklaruar Simiq.

Ndërkohë, reagimi i Osmanit ka qenë i menjëhershëm. Kryekuvendarja Osmani i ka thënë Simiqit se ajo s’e ka ndjekur askënd korridoreve për vota.

Ajo, gjithashtu, ia ka kujtuar Simiqit se deklarata rreth përkrahjes së Vuçiqit është e Listës Serbe dhe se kreu i partisë është Goran Rakiq, zëvendëskryeministri i Kosovës.

“Nuk keni asnjë nevojë të paraqitni të pavërteta para këtij Kuvendi. Unë asnjëherë se kam ndjekur askënd korridoreve për asnjë votë. Kjo është një deklaratë e pavërtetë nga ana juaj. Deklarata të cilën e lexova, të cilën e keni lëshuar në gjuhën serbe dhe atë angleze thotë se mbështesni presidentin Vucic në luftën për “Kosovën dhe Metohinë”, kjo është deklaratë e Listës Serbe, kryetar i Listës Serbe është Goran Rakiq, përveç nëse e keni ndryshu në ndërkohë. Ndërsa kur më keni votuar, nëse keni menduar që unë e përkrah këdo, që i bashkohet Vucicit në beteja diplomatike e politike, e keni pasur gabim. Ju e thatë me të drejtë, keni thënë që po votojmë për themelim të institucioneve. Të gjithë e dimë që s’keni votuar për mua si person, por për themelimin e institucioneve”, ka thënë Osmani. /Express/

Continue Reading

Kosovë

Bajrami jep detaje për çështjen e 170 eurove

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është deklaruar serish rreth ndarjes së 170 eurove si pjesë e masave të pakos emergjente.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvend.

“Ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbështetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Kanë ardhur shumë vërejtje në adresë të Ministrisë së Financave për mos implementim të masave të pakos emergjente.

Dua të ju bëj me dije disa gjëra.

E para; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Financave është përgjegjëse për sigurimin e buxhetit për implementim të plotë të pakos emergjente dhe ekzekutim të pagesave përmes Thesarit sipas kërkesave që bëjnë ministritë e linjës.

Me lejoni të ju njoftoj se Ministria e Financave ka gjetur burime financiare për implementim të të gjitha masave të pakos paraprake dhe për masat e reja për rimëkëmbje ekonomike POR këto mjete financiare mund të shpenzohen vetëm pasi të kalojë rishikimi i Buxhetit.

E dyta; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ministria e Financave nuk është përgjegjëse për aprovim të aplikacioneve/kërkesave. Për aprovim të aplikacioneve për të gjitha masat që kanë të bëjnë me masat për sektorin privat janë komisioni ndërinstitucional, i cili e ka përfunduar punën e tij në plotëni, është përgjegjëse Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim final të listave dhe te Ministria e Financave thjeshtë vjen kërkesa për ekzekutim e cila Thesarit i merr vetëm disa orë për ekzekutim.

Ndërsa për masën numër 15 përgjegjëse është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave vetëm ekzekuton pagesat.

Kështu për momentin implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbështetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15.

Ju faleminderit!

Continue Reading

Recent Posts