“Kanë mbetur edhe 50 ditë deri në zgjedhje, gjatë muajit mars qytetarët mund të paraqesin kërkesë dhe të pajisen me dokumente përkatëse”, theksoi kryeministri teknik Talat Xhaferi sot në një konferencë për media në Qeveri.
Ai për këtë u pyet se si qytetarët do ta ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe presidenciale ata që nuk kanë dokumente të vlefshme personale dhe a do ta pranojë Qeveria propozimi i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që pasaportat të vazhdojnë të jenë të vlefshme për identifikim gjatë ditës së votimit.
Kryeministri Xhaferi tha se beson se deri në zgjedhje kanë mbetur edhe 50 ditë, andaj me dinamikën e deritanishme të nxjerrjes së dokumenteve, thotë se ata 100 mijë persona që nuk kanë dokument, sipas tij, gjatë muaji mars mund të pajisen të gjithë me dokumentet përkatëse.
“Çdo qytetar mund të iniciojë marrjen e një dokumenti të përshtatshëm. Por qytetari duhet të inicojë kërkesë. Për shembull, për të pasur një dokument duhet të kërkoj një dokument”, tha ai.
Sipas tij, prioritet duhet t’i jepet së pari të drejtës së qytetarit për të nisur një kërkesë në kohë dhe të duhur për të pasur një dokument dhe më pas, siç tha ai, është obligim i tyre që të dalin me një vendim të duhur se si do të veprojnë.
“Nuk preferoj të flas hipotetikisht. Çfarë do të bëj, si do ta bëj. Unë preferoj të dal dhe të them se e kemi zgjidhur këtë problem. Sapo ta bëj, do të informoheni. Është thelbësore që institucioni të kryejë punën e tij. Dhe të mos jesh i drejtë dhe të gjesh justifikime për atë që nuk është bërë. Prandaj ishin të famshme ato vizita, pata të drejtë të shkoja apo jo. Unë kam të drejtë të shkoj në çdo zyrë nën autoritetin e Qeverisë”, tha Xhaferi.