Ish-partnerja e Meriton Mjekiqit ka reaguar pas rrëfimit të banorit të “Big Brother Vip 3” se djali i tyre vuan nga autizmi.
Moderatori u shpreh se djalin e tij e takoi për herë të parë kur ai ishte dy vjeç, pasi nuk mund të udhëtonte drejt Austrisë, sepse nuk kishte vizë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Egesta shkruan: “Mos u shqetëso zemër, e vërteta gjithmonë fiton. Së shpejti…”. Shkrimin e shoqëron me një foto të djalit dhe një emojin ‘bombë’, duke paralajmëruar se së shpejti mund të dalin informacione të tjera.