18/10/2024
Lajme Maqedoni

Vrasje te “Rruga e Plastikave” në Shkup! Nga të shtënat me armë humbi jetën djaloshi 29 vejçar

     “Këtu tek rruga e plastikave në Shkup mbrëmë rreth orës 23:40 minuta siç njoftojnë nga MPB  ka pasur të shtëna me armë zjarri nga ku ka mbetur i vdekur A.I. 29v, dhe dy të plagosur O.B. 19v, dhe A.T. 24.”, Fazile Halili – gazetare TV21.

    Nga dëmet që ka pësuar kjo veturë, kuptohet që ka pasur të shtëna të shumta. Xhama të shkatërruar, ndërsa një palë atlete kanë mbetur aty afër.

    Pas disa minutave banorë të shumtë u mblodhën në vendngjarje për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

    Pasi ishin dërguar në spital tre të rinjtë, u bë e ditur se njëri prej tyre, gjegjësisht AmarIsmani nuk ka mundur i mbijetoi plagëve dhe ka ndërruar jetë.