Klan Maqedoni ka siguruar pamje ekskluzive nga institucionet e Kosovës të personave që dyshohen si vrasësit e shtetasit të Maqedonisë së Veriut, Blerim Dacit, ngjarje kjo që ndodhi në qershor të vitit 2023 në Prishtinë.
Sipas burimeve nga institucionet e Kosovës mësohet se fotoja është bërë menjëherë pas vrasjes së Dacit.
Klan Maqedoni do t`ju njoftojë në vazhdimësi me të reja ekskluzive nga hetimet që zhvillohen nga autoritetet e Kosovës.
Blerim Daci u gjet i gjakosur në një automjet me targa të Maqedonisë Veriore. Jo fort larg vendit të ngjarjes u gjet edhe veturë e djegur me targa të Gjermanisë, e cila dyshohet se u shfrytëzua nga të dyshuarit.