23/12/2024
Maqedoni

Votoi Osmani: Të përkushtohemi për integrimin europian dhe bashkëjetesën ndëretnike

    Në një deklaratë për mediat Bujar Osmani nga Fronti Europian, ka theksuar rëndësinë e zgjedhjeve të sotme për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. “Sot nuk zgjedhim vetëm përfaqësuesit e popullit, sot formësojmë të ardhmen e shtetit,” tha Osmani. Ai vuri në dukje se ky proces zgjedhor është një mundësi për të përcaktuar përkushtimin ndaj integrimit europian, bashkëjetesës dhe tolerancës ndëretnike, si dhe për të ndërtuar një fqinjësi të mirë dhe të zhvilluar ekonomikisht.

    Osmani shpreson që qytetarët të dalin masovikisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre lirshëm në një proces fer dhe demokratik. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut vazhdon rrugëtimin drejt Bashkimit Europian dhe drejt një bashkëjetese ndëretnike në një shtet multietnik. Ky moment është një mundësi për të ndërtuar një të ardhme të ndritur dhe të integruar në familjen europiane, duke ruajtur vlerat e tolerancës dhe bashkëjetesës ndëretnike.

    “Sot nuk zgjedhim vetëm përfaqësuesit e popullit sot formësojmë të ardhmen e shtetit, përcaktohemin për përkushtimin tonë ndaj integrimit europian, për përkushtimin tonë ndaj bashkëjetetsës dhe tolerancës ndëretnike, për fqinjësi të mirë dhe për zhvillim ekonomik.
    Unë shpresoj se qytetarët sot do të dalin masovikisht në votime të shprehin vullnetin e tyre lirshëm në një proces fer dhe demokratik, dhe sonte do të mund të themi se Maqedonia e Veriut vazhdon rrugëtimin drejt Bashkimit Europian, dhe drejt bashkëjetesës ndëretnike në një shtet multietnik”, tha Osmani.