Connect with us

Kosovë

Von Cramon i dërgon një letër Presidencës gjermane, kërkon liberalizimin e vizave për Kosovën

Anëtarja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, i ka dërguar një letër kancelares gjermane, Angela Merkel dhe ministrit të Brendshëm gjerman Horst Seehofer, duke i nxitur ata që të vendosin axhendën e liberalizimit të vizave të Kosovës në axhendën e Këshillit të Bashkimi Evropian gjatë presidencës gjermane, që më 1 korrik.

Sipas EuropeanWesternBalkans, përcjell Telegrafi, letra u nënshkrua nga 32 eurodeputetë.

“Për momentin, Kosova është një nga vendet e pakta evropiane të mbetura, qytetarët e së cilës nuk mund të udhëtojnë lirshëm në zonën Shengen pa viza. Sidoqoftë, kjo nuk varet më nga kosovarët. Procesi për të arritur liberalizimin e vizave supozohet të bazohet në kritere objektive, të cilat, siç u njoftua nga Komisioni Evropian, është përmbushur në korrik 2018, saktësisht dy vjet më parë”, citohet të ketë shkruar von Cramon.

Siç thuhet më tej, ajo theksoi se katër presidencat e kaluara të Këshillit nuk merreshin me këtë çështje dhe shprehu shpresë se Gjermania do ta zgjidhë këtë problem për shkak të lidhjeve dhe angazhimeve të saj për Ballkanin Perëndimor.

Von Cramon shtoi se me siguri ka akoma probleme në Kosovë, siç janë krimi i organizuar dhe aplikimet e pabazuara për azil, por ajo theksoi se institucionet e BE-së e kanë bërë të qartë disa herë që kjo nuk do të ishte pengesë për liberalizimin e vizave.

“Standardet janë përmbushur nga Kosova. Ata kanë bërë detyrat e tyre të shtëpisë, tani është radha jonë të mbajmë premtimin tonë. Ne po e humbim besueshmërinë tonë kur një vend i tretë të bëjë atë që ne kërkojmë prej tyre, por ata nuk marrin atë që u kemi premtuar atyre”, ka shkruar Von Cramon.

Ajo kujtoi se Parlamenti Evropian e ka mbështetur çështjen disa herë dhe e përfshiu atë në rezolutën e miratuar së fundmi për zgjerimin, e cila u mbështet nga një numër dërrmues i eurodeputetëve. /Telegrafi/

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

Kosovë

Likaj kërkon mbështetje nga Këshilli i Evropës për rritjen e cilësisë në arsim

Minsitri i Arsimit, Ramë Likaj, ka kërkuar ndihmë nga Këshilli i Evropës për ta ngritur cilësinë në arsim.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës (KE) në Prishtinë, Frank Power dhe zyrtaren e lartë për projekte në KE, Vjosa Rogova- Damoni.

Ministri Likaj, pasi që pranoi urimet për detyrën e re nga shefi i Zyrës së KE në Prishtinë, falënderoi Këshillin e Evropës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, veçanërisht në sektorin e arsimit përmes projekteve, të cilat kanë ndihmuar në përmirësimin e gjendjes në arsim, njofton Insajderi.

Ministri Likaj përmendi disa prioritete, në mesin e të cilave edhe rritjen e përfshirjes së fëmijëve në edukimin parashkollor, në atë parafillor, të fëmijëve me nevoja të veçanta, të fëmijëve të komunitetit rom, ashkali, egjiptian, parandalimin e braktisjes së shkollës dhe prioritete të tjera.

Sipas një komunikate të MASH, ai theksoi nevojën e mbështetjes edhe më të madhe nga Këshilli i Evropës dhe parnerët tjerë zhvillimor, në mënyrë që të arrihet synimi për ofrimin e një arsimi më cilësor në të gjitha nivelet, si dhe të sigurohet gjithëpërfshirja në arsim.

Likaj tha se gatishmërinë për të shtyrë përpara të gjitha përgjegjësitë e MASh në realizimin e projekteve me partnerët zhvillimor.

Gjatë këtij takimi, u diskutua në veçanti për projektin “Ndërtimi i Kapacitetit për Gjithëpërfshirje në Arsim-INCLUDE”, që synon të përmirësojë pjesëmarrjen dhe çasjen në arsim gjithëpërfshirës për vajzat dhe djemtë nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian dhe fëmijët me nevoja të veçanta. /Insajderi.com

Continue Reading

Kosovë

Ambasadori gjerman: Kopjet e Al Capone-ve nuk mund të mbizotërojnë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka mirëpritur një reagim të Kryeministrit Avdullh Hoti lidhur me përdorimin e gjuhës së vrazhdë në diskursin publik.

“Faleminderit Avdullah Hoti që keni folur qartazi kundër kërcënimeve dhe fyerjeve personale”, ka thënë Heldt, transmeton Klan Kosova.

“Përfaqësuesit politikë janë largpamës dhe për këtë arsye duhet përgjegjshmëri në diskursin publik. Kopjet e Al Capone-ve me këtë gjuhë më kthejnë mua në të kaluarën e errët të vendit tim e cila s’mund të mbizotërojë”.,

Continue Reading

Kosovë

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli infektohet me Covid-19

Koronavirusi ka prekur edhe një deputet tjetër të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se deputeti Haxhi Avdyli ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Indeksonline ka kontakuar me Avdylin, mirëpo ai nuk e ka demantuar këtë gjë, por ka thënë që është çështje private.

Kujtojmë që i infektuar me Covid-19 është edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi bashkë me familjen e tij.

Continue Reading

Recent Posts