“Përveç që i vardisen, partitë dhe eksponentët opozitarë kanë filluar edhe ti ngjasojnë VMRO-së dhe të përdorin fjalorin e njejtë kundër shqiptarëve.
Kandidatja për deputet, Saranda Imeri Stafai nga Vleni, fyen votuesit shqiptarë në zonën zgjodhore 3. Ajo thotë që nuk jetojnë shqiptarë, në zonën 3 ku realisht jetojnë 8628 shqiptarë dhe thotë që ato vota shkojnë te partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE. Banorët shqiptarë të zonës 3, kandidatja e VLEN i quan vetëm frekuentues të atij rajoni dhe jo banorë rezident. Këto deklarata të VLEN janë në një vijë me VMRO-DPMNE, të cilët ditëve të fundit bëjnë thirje të hapur për mobilizim kundër shqiptarëve në zonën e 3 zgjedhore, si dhe kundër komuniteteve të tjera që jetojnë aty.
Ju bëjmë thirje partive opozitare shqiptare që të ndërpresin këtë servilizëm të tyre ndaj Mickoskit dhe VMRO-së, në dëm të shqiptarëve dhe komuniteteve të tjera në vend” thonë nga ASH-ja e Ziadin Selës