Pavarësisht që anëtarët e koalicionit “VLEN”, thanë se kryeministri Albin Kurti do të ishte prezent te takimi në Berlin, nuk ndodhi kështu.
Nga qeveria Kurti kishte shkuar ministria e Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila u largua nga Kosova që po vlon nga vrasjet e grave të bëra së fundmi, dhe shkoi që të bënte fushatë për në Maqedoni, shkruan news33.tv.
Por, si duket as prezenca e Haxhiut nuk ka ndihmuar “VLEN” që të grumbullojnë njerëz në këtë takim. Siç shihet qartë dhe në fotot njerëzit janë të pakta, aq sa dhe të numërohen me “gishtat e dorës”!