Efektivë të shumtë policie kanë mbërritur mesditën e sotme në fshatin Baltëz të Fierit, ku mbeti i vdekur polici i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia. Ndërsa, po bëhen kërkime intensive për kapjen e autorit, Azgan Mërnicën, policia shkencore po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Ndërkohë, një moment rrëqethës është shpërndarë me shpejtësi ku shihet një koleg i 28-vjeçarit që shkon në vendin e ngjarjes. Ai nuk e fsheh tronditjen, teksa kap kokën me duar dhe ulet veçmas nga policët e tjerë.
Një ngjarje që tronditi mbarë opinionin publik, teksa Novruz Cenalia po shkonte në punë për të marrë shërbimin. Ai u ekzekutua me një plumb në kokë, duke humbur në vend jetën.