23/12/2024
Shqipëri

VIDEO/ “Vdes për pi*** dhe lekë”, skandal me VIDEO nga Fieri: Avokati i kërkon seks klientes dhe bashkëpunon me ish-burrin e saj

    Emisioni investigativ Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një avokat, i cili i kërkon favore seksuale klientes së tij. Madje, ai bashkëpunon edhe me ish-burrin e saj, me qëllim që të fshehë pasuritë dhe llogaritë bankare nga përpjesëtimi i pasurisë dhe detyrimi ushqimor.

    Pë rastin është ankuar një 42 vjeçare, e cila është e divorcuar dhe prej disa vitesh jeton në Londër, Angli.

    “Unë dyshoj që avokati që më përfaqëson mua, Pëllumb Isufaj, bashkëpunon me ish burrin. Unë kam bërë gjyq divorci dhe ish bashkëshorti s’ka dhënë detyrimin ushqimor për fëmijët, s’kemi ndarë pasurinë. Për të gjitha këto çështjet mora avokat”, thotë denoncuesja.

    Sipas saj, avokati Isufaj është nga Fieri dhe ia kanë rekomanduar për shkak se ky person ka punuar edhe në Zyrën e Përmbarimit.

    “Fillova të dyshoj për të kur ishte kapur një shumë në bankë dhe më kanë sorollatur që nga muaji tetor deri në dhjetor 2023 me mendimin që mua t’më mbaronte afati. E kam telefonuar shumë herë, më thoshte e ke 0 lekë. Unë e kisha pagur, 500 mijë lekë plus 200 paund. Madje donte lekët e drekave dhe darkave. Dhe përveç këtyre, donte edhe favore seksuale. Që t’më mbronte në gjykatë. Kështu mendova dhe kështu doli”, pohon denoncuesja.

    Sipas saj, ngacmimet seksuale kanë filluar kur ajo ka qenë në Shqipëri në muajin tetor 2023. “Mesazhi i parë ka qenë në tetor 2023 mesa mbaj mend. Ai iku me shpejtësi dhe më thotë unë do të vij në Vlorë, po ti ça do të më bësh mua. U shtanga. Dhe s’e mendova shumë për momentin. I thashë do hamë drekë, ka ardhur i acaruar. S’e kuptova ku donte të dilte dhe më tha më jep lekët e drekës se s’kam kohë. Më ka kërkuar dhurata dhe ia kam dhënë. Të gjitha këto që mendoj besoj se ai i ka bërë se kërkoi favore seksuale” vijon 42 vjeçarja.

    Më tej shton se avokati i premtoi se do të mbronte punë. “Unë çdo gjë e kam bërë vetë. Edhe tani, kur kemi gjyqin e përpjesëtimit të pasurisë. I thosha do kërkosh këtë dhe atë. Më përgjigjej se ‘ku e di ti, unë s’jam lodra jote’. ‘Unë s’dal kundra ligjit’”, tha ajo.

    Ndërkohë, denoncuesja i vuri në dispozicion emisionit “Fiks Fare” edhe bisedat telefonike mes saj dhe avokatit Isufaj. Në këto biseda, avokati i thotë se ka folur me ekspertë dhe të mos e bënte kundërshtimin e pasurisë. Por, denoncuesja këmbëngul që ai të bëjë disa kërkesa në gjykatë. “Nuk dal kundra ligjit unë” i përgjigjet disa herë. Në vijim, denoncuesja i thotë se ka folur me noteren dhe duhet të bësh një kërkesë se ish burri ka një pasuri. “Kush është kjo noterë se mbase dashurohem me të” i përgjigjet ai. Më tej i kërkon denoncueses që noterja të përpilojë kërkesën, të shkruajë objektin dhe t’ia servirë avokatin. “Unë kam firmën dhe vulën. S’di ta bëj atë kërkesë” i përgjigjet ai.

    Denoncuesja pohon se një avokat nuk flet kështu me klienten e vet. “Si përfundim as nuk erdhi në seancë. Madje, edhe te Përmbarimi ku këmbëngulte se ish bashkëshorti s’ka asnjë llogari bankare. Më thoshte vazhdimisht se i ka 0 dhe u detyrova dhe erdha vetë nga Anglia në Shqipëri. Shkoj në Përmbarim dhe aty ai i përmbarimit e nxori dosjen. Te dosja ishin 11 mijë euro”, pohon ajo. Ndërkohë, bisedat në Përmbarim i ka regjistruar, ku punonjësit e asaj zyre pranojnë se është bërë “lapsus”.

    Pas ankesës, denoncuesja takon avokatin në Vlorë. “Mos u kruaj shumë me mua se e di ti edhe pse të dashuroj. Unë të acaroj më shumë, që ti pastaj bëhesh nevrike edhe më shkruan kërkesat mua se s’di të bëj unë kërkesat” i thotë ai. Më pas, tenton ta prekë. Denoncuesja i thotë mos ta preki se do t’i bëjë denoncim. “Dëgjomë pak e para e punës. Unë kam thirrur një shokun tim avokat, që do jetë ai se unë do iki në Lushnjë. Ju do vini aty dhe do thoni që e kundërshtoni aktin e ekspertimit” i thotë ai, teksa në bisedë pranon se ka marrë pagesë dhe shpërblime nga qytetarja. Megjithëse flasin për punë, avokati e ka mendjen gjetkë, teksa i kërkon që ”ta fus një çikë këmbën këtu”? Ai vijon me kërkesat, madje i kërkon edhe telefon. “Në shtëpi do q… ne? Do puthemi një çikë, do fërkohemi. Edhe po doli se nuk e kam ndonjë problem të madh unë. Gabova unë, m’u ngrit e gabova. Tani kur të zbres aty më është ngritur”, i thotë ai.

    Qytetarja i thotë vazhdimisht se kërkon dosjen që ka ai, ndërkoha mendja e avokatit vijon të mos jetë te puna. “P… p…, do vishesh me të bukura kur të vij unë. Jo me brekë se dua t’i heq vetë brekët. Kush zhvishet sot, më i q … n…. Unë për p…  vdes. P… e lekë dua unë. Edhe me para unë nuk ngopem dot. Para dua shumë. Hajt të puç unë” përfundon ai.

    Në intervistë, 42 vjeçarja thotë se avokati s’e ka mbrojtur te përpjestimi i pasurisë. “E bëri kërkesën pa mbledhur asnjë provë. Aty u binda që ai bashkëpunon me ish burrin. Është gjetur një shtëpi gjatë martesës që ish birri s’ma kishte treguar. Avokati s’e kishte futur fare të kërkesa. Më thoshte s’i merr dot, ato janë të atij. Dhe sot e kësaj dite s’ka bërë asnjë kërkesë. Unë lë fëmijët, punën dhe më thotë 5 minuta para që unë s’të përfaqësoj” thotë ajo.

    Më tej sqaron se në dosjen e Përmbarimit ishte edhe një shtëpi që ish burri i saj e kishte blerë gjatë martesë dhe avokati nuk ia kishte treguar. Ajo e takon avokatin në Fier. “E di që je mërzitur, se s’të jam përgjigjur korrekt” i thotë avokati. Ndërkohë, denoncuesja i thotë se në dosje ka gjetur gjurmë që ka bashkëpunim me ish burrin. “Ato janë në dosje” i përgjigjet ai, ndërsa denoncuesja i kërkon llogari se përse nuk e lajmëroi. “Ato ishin atje, ato letra s’i kam parë” i thotë avokati, teksa denoncuesja këmbëngul se ka bashkëpunim mes avokatit, drejtuesit të Përmbarimit në Vlorë dhe ish burrit.

    Në këtë takim, avokati pranon se e ka ngacmuar seksualisht klienten. Ajo e pyet se e ka ngacmuar seksualisht, teksa ai i përgjigjet se “po”. Ajo vijon se ai donte të bënte seks me të. “Dakord, dakord është faji im. Është faji im” i thotë ai, ndërsa shton se “mendja mund të më shkojë në çdo gjë”. Denoncuesja e pyet disa herë se ai kishte shprehur dëshirë që të bënte seks me të, teksa ai i përgjigjet “ndoshta po”. Në fund, pasi denoncuesja i hoqi prokurën, avokati i thotë se ka 1 mijë euro në llogari, pasi ia ka hedhur ish burri si pension për fëmijët. “Të kërkoj falje që të kam shqetësuar” ishte fjalia e fundit e avokati.