30/12/2024
ShowBiz

VIDEO/ U izolua nga Big Brother Vip 3, Egla Ceno izolohet në dhomë “psikiatrie”

    Aktorja Egla Ceno u skalifikua një ditë më parë nga Big Brother Vip 3 pas një debati që pati me banorët e tjerë të shtëpisë, Meritonin dhe Ilnisën. Por, në një video që sapo është publikuar në faqen zyrtare të Big Brother Vip, Egla shihet se është ende në shtëpi.

    Aktorja shfaqet e vetme në një dhomë me mure të bardhë si dhe me drita të forta. Si duket Egla është izoluar në një ambient tjetër të shtëpisë dhe mbase e gjithë kjo skenë është i inskenuar nga “Vëllai i Madh” dhe aktorja mund të bëhet sërish pjesë e garës.

    Diçka tjetër që vëmë re në këtë video është fakti se Egla është e veshur me të njëjtat rroba me të cilat doli dhe nga shtëpia si dhe në një moment të videos ajo shfaqet në dysheme duke dhënë një mesazh për nënën e saj.

    “Mam jam OK!”, shkruan Egla.