23/12/2024
Lajme Maqedoni

VIDEO/ Taravari përsëri e shkeli fjalën: Katër premtime për dorëheqje, për humbjen e pesëfishtë

    E kemi paralajmëruar opinionin me kohë, që Arben Taravari, disa herë ka dhënë fjalë brenda organeve të partisë dhe gjithmonë e ka shkelur fjalën e vetë. Kësaj radhe ai dha fjalë edhe publikisht dhe përsëri e shkeli.

    Para zgjedhjeve të 24 prillit u zotua të paktën 4 herë, se nëse humb zgjedhjet qofshin presidenciale, qofshin ato parlamentare, do të jep dorëheqje dhe do të largohet nga politika.

    Në dy ciklet zgjedhore, Taravari humbi garën për president, pastaj koalicioni i tij humbi zgjedhjet parlamentare në nivel shteti, në shumicën dërmuese të njësive zgjedhore, në njësinë e 6 zgjedhore dhe në qytetin e tij, në Gostivar.

    Në vend që ta mbajë fjalën e dhënë, ai zgjodhi të shkojë e ti lutet Mickoskit për ti marë në Qeveri si humbës. Çfarë mund të pritet të bëjë më tej në politikë, një njeri që nuk e mban fjalën e dhënë para zgjedhjeve!?

    I bëjmë thirje publike që të jep dorëheqje nga posti i Kryetarit të Komunës, si dhe të tërhiqet nga politika dhe ta mbajë fjalën të paktën një herë.

    SHIKO VIDEO