Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza votuan për të ardhmen e vendit të tyre.
Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Sela u bëri thirrje qytetarëve që të dalin të votojnë, të shprehin vullnetin e tyre dhe të vendosin ata për fatin e tyre dhe të shtetit.
“Si gjithë qytetarët shfrytëzova të drejtën time të votës, votova, shpreha vullnetin tim dhe u bëj thirrje qytetarëve që të dalin të shprehin vullnetin e tyre dhe të vendosin ata për fatin e tyre dhe mos lënë të tjerët që të vendosin për ata”, tha Sela.