19/10/2024
Botë

VIDEO/ Publikohen momentet e presidentit iranian pak para aksidentit

    Janë publikuar së fundmi edhe pamjet ku presidenti iranian, Ebrahim Raisi, shihet në helikopter pak para aksidentit. Raisi, udhëtoi në provincën e Azerbajxhanit Lindor për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjen e dy digave Qiz Qalasi dhe Khodaafarin.

    Siç mund të shihet edhe në video, presidenti iranian dhe zyrtarë të tjerë shihen në helikopter dhe ma pas në një kantier madh ndërtimi që përfshin ndërtimin e një korridori rrugor dhe një hekurudhe.