22/12/2024
Maqedoni

VIDEO/ Parlamenti kthehet në arenë boksi, deputetët “përleshen” me njëri-tjetrin

    Parlamenti i Tajvanit është kthyer në një arenë boksi ditën e sotme, pasi deputetët e pranishëm në sallë u përleshën me njëri-tjetrin. Zënka e tyre, vjen vetëm disa ditë para ceremonisë së betimit të Presidentit të ri të Taivanit, Lai Ching-te.

    Në videot e shpërndara në rrjetet sociale, politikanët shihen duke u shtyrë, goditur dhe përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa hipin mbi tavolina për të shkuar tek vendi i kryetarit të Kuvendit në dhomën legjislative.

    Sipas mediave të huaja, tensionet në sallë u ngritën pas një mosmarrëveshje për reformat parlamentare.

    Partia kryesore e opozitës Kuomintang (KMT) dhe aleatët e saj propozuan që palamenti të marrë kompetenca kontrolli më të mëdha se qeveria.

    Kjo përfshin një lëvizje të diskutueshme për të kriminalizuar zyrtarët që mendohet se bëjnë deklarata të rreme në parlament,​​një propozim i cili është refuzuar nga Partia Demokratike Progresive (DPP) e z. Lai pasi e konsideron si një një shpërdorim jokushtetues të pushtetit.