Të paktën një i vdekur dhe dhjetra të plagosur kanë mbetur pasi një aeroplan ï Singapore Airlines i cili po udhëtonte nga Londra në Singapor përjetoi turbulenca të rënda.
Singapore Airlines SQ321 u largua nga Mbretëria e Bashkuar të hënën në mbrëmje në orën 22:17 me orën lokale, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit, por gjatë fluturimit pati turbulenca të forta.
Pamje të rënda kanë dalë nga brenda avionit ku udhëtonin gjithsej 211 pasagjerë dhe 18 anëtarë të ekuipazhit.
Shumë pasagjerë kanë mbetur të plagosur, siç shihet nga pamjet brenda avionit disa persona kanë plagë dhe janë gjakosur në fytyrë dhe trup, ndërsa goditje të forta ka marrë një stjuardesë e cila përplaset me tavanin e avionit.
Në foto shihen edhe maska oksigjeni të shpërndara kudo. Disa nga të plagosurit u nisën me urgjencë drejt spitalit pasi avioni bëri ulje emergjente, ndërsa viktima mësohet se është rreth 73-vjeç me origjinë nga Britania. Autoritetet do të bëjnë autopsinë në trupin e të ndjerit, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ai të ketë pësuar arrest kardiak.