18/10/2024
ShowBiz

VIDEO/ Luiz Ejlli përformon “Ding Ding”, e “djegin” me Eglëm duke kërcyer në mënyrë sensuale

    “After Party” i Big Brother VIP 3 ka bërë bashkë edhe njëherë të gjithë banorët e edicionit të 3-të si dhe banorë nga edicionet e kaluara. Në një festë me muzikë, kërcim dhe “pajtime” pas armiqësive brenda shtëpisë, shihen edhe dy fituesit e BBVA.

    Fenomeni Luiz Ejlli fituesi i Big Brother VIP 2 dhe Egla Ceno fituesja e çmimit të madh të këtij edicioni janë bërë bashkë në skenën e “After Party” duke kërcyer dhe kënduar.

    Tekas Luiz Ejlli ishte duke performuar këngën e tij më të re “Ding Ding” me Ghetto Geasyn, aktorja është ngjitur në skenë duke kërcyer dhe “e tundur”.