Liam Osmani u arrestua ditën e sotme nga Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin brenda Big Brother Vip, pa bërë ende 24 orë që ishte bërë pjesë e shtëpisë së madhe.
Vetëm pak më parë policia njoftoi se Osmani u ndalua pasi Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.
Vetëm pak më parë lajmin e kanë mësuar edhe banorët. Ka qenë Sara ajo që ka lexuar zarfin që Osmani është ndaluar dhe se nuk do ishte më pjesë e kësaj gare.
Konkurrentet të gjithë janë habitur, ndërsa Romeo dëgjohet të thotë se Liami ishte një djali i mirë dhe se i vjen keq që u largua nga shtëpia.
https://www.instagram.com/reel/C4DSGMpMkPV/?utm_source=ig_web_button_share_sheet