22/12/2024
Kosovë Lajme

VIDEO/ Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fejza “pushtojnë” Kuvendin me “Mora fjalë”

    Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës po këndohet kënga “Mora fjalë” të këngëtares Shkurte Fejza. Kjo po ndodhë për herë të parë në seancë solemne për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ilir Shaqiri “pushton” Kuvendin me “Sërish vjen marsi”

    Kjo po ndodhë në seancën solemne për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    5 marsi i vitit 1998 shënon fillimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari.

    Në datat 5, 6 dhe 7 mars u vranë mbi 50 persona në fshatin Prekaz, prej tyre, fëmijë, gra e pleq

    Shkurte Fejza dhe Ilir Shaqiri ia thonë këngës në Kuvendin e Kosovës

    Ilir Shaqiri dhe Shkurte Fezja raportohet se do të këndojnë sot në seancën solemne të Kuvendit për nder të Epopesë së UÇK-së.

    Shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit, Ilir Kërçeli ka publikuar një fotografi me dy këngëtarët.

    “Sërish vjen marsi me i thur’ kangë bash legjendarit, e t’i themi se gjaku i tij është vet liria që ka ardh.”, ka shkruar ai.