Në fshatin Barbullinjë të Lushnjes përpara dy muajsh është shënuar një ngjarje e rëndë. 63-vjeçari Luan Topi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi ndryshe dhe 24-vjeçarja është sot 2 muajshe shtatzënë si pasojë e këtij raporti.
Mamaja e vajzës tregon se ajo e mori vesh dy javë më parë, pasi vajzës nuk po i vinte cikli.
Nëna e vajzës: Ky rri në lagje tjetër.
Gazetari: Këtu afër…? Si e ka emrin, mbiemër?
Nëna e vajzës: Luan Topi.
Gazetari: Po vajza si është ? Është 2 muaj shtatzënë? Po kur e morët vesh ju?
Nëna e vajzës: E morëm vesh, kur nuk i erdhën periodat.
Pasi foli me vajzën, e ëma thotë se komshiu i tyre, Luan Topi, e ka gënjyer atë duke e futur në furgonin e tij të bardhë, me të cilin transportonte pjeshkë, ditën e pazarit.
Gazetari: Do na tregosh pak për këtë Luanin ti?
Vajza: Po iknim për në pazar. Ai më kapi.
Gazetari: Të kapi me dorë ë?
Vajza: Po!
Gazetari: Pastaj ku të çoi?
Vajza: Te furgoni i vet.
Gazetari: Po furgonin e ndezi, iku diku tjetër?
Vajza: Jo, aty.
Gazetari: E çfarë bënte?
Vajza: Hoqi br*kët.
Gazetari: Hoqi mbathjet ë?
Vajza: Po.
Gazetari: Sa herë e përsëriti këtë gjë?
Vajza: Dy herë.Gazetari: Atë ditë apo ditën tjetër?
Vajza: Jo ditën e dytë.
Gazetari: Si i the mamit ti? Direkt apo më vonë?
Vajza: Më vonë.
Gazetari: Po përse nuk i the direkt? Kishe turp?
Vajza: Kisha turp.
Gazetari: Çfarë gjëje të dha që ti shkove me të?
Vajza: Molto, pesëqindëshe.