Kryeministri Edi Rama ka mikpritur presidentin e Ukrainë, Volodymyr Zelensky në Kryeministri.
Dy liderët do të kenë një takim “kokë më kokë”, ndërsa rreth rës 09.30 është planifikuar një takim bilateral mes dy delegacioneve, ndërsa do të ketë edhe firmosje marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës,shkruan news33.tv.
Sot në orën 11.00 do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku të pranishëm do të jenë dhe Presidentja e Moldavisë Maia Sandu, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Borjana KristoK, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic.
Rama dhe Zelensky do të hapin samitin në Pallatin e Kongreseve, me një fjalim, ndërsa më pas punimet do të jenë me dyer të mbyllura. Në orën 13:30 është parashikuar një konferencë për shtyp e Ramës dhe Zelenskyt.