22/12/2024
ShowBiz

Video e Xhensilës duke puthur fëmijët rom bën xhiron e rrjetit: Do të laj dhe do të marr në shtëpi

    Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Xhensila Myrtezaj, është padyshim që një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë që nga fillimi i 2024.

    Jeta private e këngëtares, ka krijuar gjithmonë interes të lartë për publikun, por pas lajmit të divorcit me aktorin e humorit Besart Kallakun, buja ishte edhe më e madhe.

    Së fundmi, koncertet e Xhensilës janë shtuar ndjeshëm dhe çdo veprim i saj nga skena tërheq vëmendje.

    Por një video e këngëtares para se të nisë koncertin ka bërë xhiron e rrjetit. Ajo shfaqet në makinë me dy fëmijë të komunitetit rom, ku shfaqet duke puthur më të voglin dhe dëgjohet të thotë: “Do të laj dhe do të marr të shtëpia ime”.

    Këtë video e ka ripostuar edhe vetë këngëtarja, ku shkruan se dy fëmijët ishin në një moshë më fëmijët e saj, 5-vjeç dhe 6 muajsh.

    “Në çdo moment që jam larg fëmijëve për shkak të punës ndihem bosh, e plot ndjesi faji. Por për ata e bëj çdo sakrificë e lodhje si çdo nënë. Zoti më solli këto 2 mrekulli fiks në momentin që isha përhumbur për të vegjlit e mi”, shkruan Xhensila.