21/12/2024
ShowBiz

VIDEO/ “E ëma më ka tradhtuar”, del për herë të parë i ati Sara Gjordenit dhe tregon të vërtetën e tij

    Ish-banorja e Big Brother Vip, Sara Gjordeni, ka qenë personi më i komentuar përgjatë kohëve të fundit në mediat rozë. Lidhja e saj me Bardhin, përplasjet në rrjetet sociale me menaxherin e tij, marrëdhënia e saj me familjarët e partnerit të saj kanë zënë pothuajse titujt kryesorë të portaleve.

    Gjithashtu, as jeta private e Sarës nuk është lënë jashtë kornizës. Deklarata që ajo bëri pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, ku mes lotësh rrëfeu se të atin nuk e kishte njohur dhe se ky i fundit i kishte braktisur së bashku me nënën është komentuar gjatë.

    Por, a kanë qenë të vërteta fjalët që ish-banorja e shtëpisë së Big Brother tha mes lotësh?

    Së fundmi, një person, i cili pohon se është i ati i Sara Gjordenit ka përgenjështruar deklaratat që ish-konkurrentja ka bërë në media. Në një prononcim për TVA NEWS, Artur Gjordeni, me zë dhe figurë ka hedhur poshtë fjalët e Sarës, duke thënë se ai nuk e ka braktisur vajzën e tij.

    Sipas tij, ka qenë nëna e Sarës ajo e cila e ka shtyrë atë të flasë keq për të atin. Sa i përket, arsyes së ndarje,  Artur Gjordeni thotë se me nënën e Sarës janë divorcuar pasi ai e kishte kapur duke e tradhëtuar.

    “Babai mamanë tënde e ka lënë për tradhti bashkëshortore. Për arsye se më tradhtonte edhe e kam  kam vetë. Jam Artur Gjordeni, jam babai i Sara Gjordenin po e jap këtë intervistë se nuk e prisja këtë nga vajza ime. Më ka akuzuar se kam djegur shtëpinë dhe e kam nxjerrë nga shtëpia.

    Mbasi lindi Sara kemi vajtur me shpi më Kuçovë në shtëpinë e një kushëriri. Me vonë ai më lajmëroi se donte t’ja lëshoja shtëpinë. Erdhi tezja e Sarës dhe na la ajo shtëpinë e saj. Unë kam qenë punonjës Policie dhe po ti kisha bërë këto gjëra do më kishin marrë policia direkt. Çfarë shpie kam djegur dhe kur e kam lënë jashtë me të ëmën? Unë jam rritur jetim, Sara ka lindur në fshat këtu ka qenë tre muajshe. Mbas katër muajsh kemi vajtur në Kuçovë. Kurse Sara e përgenjështron që thotë babain nuk e njoh. Unë e mbaj në portofol vajzën , me këtë foto u prezantua në Big Brother.  Ajo flet kështu se e ka mësuar e ëma”, dëgjohet të thotë ai.