Forca të shumta policie kanë ndaluar në qytetin e Fierit një automjet pa targa. Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga “JOQ”, automjeti tip “ Audi” është ndaluar në mes të rrugës duke bërë të mundur edhe shoqërimin e shoferit për në Komisariat.
Paaraprakisht dyshohet se shoferi, identiteti i të cilit ende nuk dihet, nuk i është bindur urdhrit të efektivëve për të ndaluar. Si rrjedhojë, ai është ndjekur nga një automjet dhe furgon i Policisë dhe më pas është arrestuar.
Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka asnjë informacion zyrtar nga blutë e Fierit. Priten më tepër detaje në vijim.