Bilall Kasami në një intervistë të dhënë së fundmi për një nga mediat në Shqipëri nuk ka kursyer shqiptarët e Tetovës dhe Shkupit.
Gjatë fjalës së tij Kasami i ka quajtur huliganë dhe ekstremistë tifo grupin Shvercerat e Shkupit dhe Ballistët e Tetovës.
Ai madje ka shtuar se një prej tyre është edhe Artan Grubi.
“Nën udhëheqjen e Artan Grubit. Një lider i tifo grupit në Shkup një huligan sot është kryefjala e politik bërjes në Maqedoninë e Veriut.
Artan Grubi ka qenë udhëheqësi i grupit të tifo grupit të Shvercerave të Shkupit, i njohur për qasjen huligane dhe ekstremiste brenda grupit”, dëgjohet të thotë Kasami, shkruan news33.tv