Një 44-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në trotuarin e një kafeneje në pronësi të një tjetër shqiptari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bruksel rreth orës 22:30.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në policia ka gjetur një person të plagosur me armë zjarri në gjoks dhe në kokë në rrugën Joseph Brand.
Në videon e publikuar, shihet momenti i atentatit kur një person me kapuç ka ecur në trotuarin para kafenesë dhe papritmas ka nxjerrë armën nga dora duke qëlluar 4 herë ndaj shqiptarit të identifikuar si Agustin Kaza, gjatë momentit kur ky i fundit po pinte kafe
I plagosuri shqiptar ndodhet në gjendje kome në situatë tepër kritike për jetën, ndërsa autoritetet dyshojnë se autori mund të jetë vrasës me pagesë.