21/12/2024
ShowBiz

VIDEO/ Akuzohet për falsifikim, Luiz Ejlli “shkon me këmbët e veta në Polici”

    Këngëtari dhe fenomeni i Big Brother Vip i edicionit të kaluar, ka qenë kryefjalë e mediave që në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Lajmi se Gjykata e Fierit shtyu sërish seancën për Ejllin, i cili akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim, qarkulloi me shpejtësi në të gjitha mediat.

    E pas këtij vendimi, Luiz Ejlli, i cili edhe pse ka probleme serioze me drejtësinë, është shfaqur duke “ironizuar”. Në llogarinë e tij në “Instagram”, Luizi ka postuar një video ku shihet teksa shkon e hip në makinën e Policisë së Shtetit.

    Luiz Ejlli
    Luiz Ejlli

    Gjykata e Fierit shtyu sërish seancën për këngëtarin Luiz Ejlli, i cili akuzohet për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim. Burime për mediat bëjnë me dije se shkak për shtyrjen e seancës, është bërë mungesa e gjyqtares.

    Luiz Ejlli rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burg nëse shpallet fajtor për veprën penale për të cilën është marrë i pandehur nga Prokuroria e Fierit. Prej datës 26 dhjetor 2022, Luiz Ejlli zyrtarisht është i pandehur për drejtësinë shqiptare si person i dyshuar për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve kryer në bashkëpunim.

    Luiz Ejlli akuzohet se gjatë kohë që ka ushtruar profesionin e noterit ka falsifikuar deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.