Connect with us

ShowBiz

Vesa Luma mesazh serbëve pas ofendimeve për hartën: Mësoni gjuhën shqipe, nëse nuk mësoni dot historinë

Pas Dua Lipa, një tjetër këngëtare njohur shqiptare është përplasur në rrjetet sociale me nacionalistët serbë.

Peticioni për vendosjen e Kosovës në hartën e ‘Apple’ ka shkaktuar indinjatë tek serbët, që janë kundër Shqipërisë së Madhe.

Ata kanë “sulmuar” artistë të ndryshëm shqiptarë, që kanë dal hapur pro nënshkrimit të peticionit.

Mes artistëve që janë sulmuar është edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila është ofenduar në komente nga serbët.

Vesa Luma publikoi një prej komenteve në InstaStory dhe shkroi: “Vazhdojnë këta!”

Këngëtarja u shpreh se mund të punësonte dikë për të fshirë komentet por ka vendosur që mos ta bëjë për ti treguar botës se “çfarë rrace janë ata”.

Vesa Luma u kërkoi komentuesve që e ofenduan, që të mësojnë gjuhën shqipe nëse duan të kuptojnë statusin e saj pasi është një ndër gjuhët më të vjetra në botë.

“A dini si është puna… Unë mund të punësoj dikë që të qëndrojë gjithë ditën duke ju bërë bllok dhe report, ama fillimisht dua t’i bëj botës me dije se çfare rrace jeni JU… Ju vazhdoni… Google Translate nëse doni të kuptoni (ose më mirë, mësojeni gjuhën shqipe, pse jo, është një ndër gjuhët më të vjetra në botë,”- shkroi Vesa Luma.

Edhe Dua Lipa kur publikoi hartën e Shqipërisë Etnike, nga reagimet e shumta nuk u tërhoq por sqaroi se është në të drejtën e çdo shqiptari që të pretendojë se është i tillë dhe po ashtu të mbrojë territoren e vendit ku kanë lindur të parët e saj.

Click to comment

You must be logged in to post a comment Login

Leave a Reply

ShowBiz

(Video)Merr flakë makina me të cilën udhëtonin Ermal Mamaqi dhe Inva Mula

Sot ka marrur flakë vetura në të cilën udhëtonin Ermal Mamaqi dhe Inva Mula.

Më shumë detaje rreth kësaj ngjarje mund të shifni në videon më poshtë

Continue Reading

Lajme

Jakup Krasniqi thotë se sot po e përjeton ditën më të lumtur

Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi ka zgjedhur Facebookun për të treguar se po kalon një nga ditët më të lumtura në jetën e tij. Sot ai ka fejuar djalin, dhe nuk mund të ishte më i lumtur.

Krasniqi në llogarinë e tij ka publikuar një foto të çiftit të ri, të cilët i ka uruar me fjalët më të mira.

“ALTIN, SOT PËR MUA E SEVDIJEN ËSHTË DITA MË E LUMTUR- ËSHTË DITA E FEJESËS ME ELIZABETË SYLAJN: URIME E PAQI SHUMË FAT NË JETË!URIME!”, shkroi Krasniqi në Facebook.

Ndërkohë ditë më parë Krasniqi konfirmoi se është infektuar me Covid-19.

“Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, pati deklaruar Krasniqi për Epxress.

Continue Reading

Lajme

Dua Lipës i reagojnë sllavët edhe për “avjar”, thonë se është ushqim tradicional i serbëve

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, në një video ka treguar se cilat janë ushqimet tradicionale që pëlqen më së shumti. E në mesin e ushqimeve ka përmendur edhe ajvarin.

Ndërsa me Dua Lipën për këtë çështje nuk është pajtuar aktivisti Ljubomir Filipović i cili thotë se ky lloj ushqimi është ushqim tradicional i Serbisë.

Por, edhe Filipovicit i kanë reaguar disa shqiptarë të cilët pretendojnë se ky lloj ushqimi i përket shqiptarëve.

Continue Reading

Recent Posts