23/12/2024
Kosovë Lajme

Vëllai i kryetarit të bashkisë gjendet i vrarë pranë varrit të babait

    Policia e Kosovës ka njoftuar pasditen e kësaj të diele se një person është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Gjurakoç të Istogut, pranë varrezave. Kur hetuesit kanë shkuar në vendngjarje, është konstatuar se personi që kishte humbur jetën ishte Triumf Ferati.

    Dyshimet e para lidhen me pistën e vetëvrasjes, pasi ky shtetas është gjetur i pajetë pranë varrit ku prehet babai i tij i ndjerë, ish-kryetari i Komunës Fadil Ferati. Viktima është dhe vëllai i Ilir Feratit, kryetari aktual i Komunës së Istogut.

    Ndryshe nga Shqipëria, termi “komunë” në Kosovë i referohet bashkisë dhe Istogu numëron sipas censit të fundit të popullsisë rreth 40.000 banorë.

    “Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

    Viktima Triumf Ferati, djali i i vogel i ish-kryetarit Fadil Ferati