21/12/2024
ShowBiz

Vëllai i Jul Dedës akuzon BBV për mashtrim, publikon një tjetër foto të Eglës jashtë shtëpisë

    Imazhet dhe foto të Egla Cenos në rrugët e Tiranës pas skulaifikimit me Zarf të Zi, prej disa ditësh bëjnë xhiro në rrjetet sociale.

    Vendimi i Big Brother për të mbajtur në lojë aktoren Egla Ceno, ka shkaktuar një sërë reagimesh jashtë shtëpisë nga fansat dhe njerëzit kudo.

    Por ajo që shkaktoi një furtunë reagimesh brenda dhe jashtë shtëpisë ishte klipi i publikluar më 1 prill nga Big Brother ku shfaqej Egla Ceno e izoluar në një dhomë të bardhë, dhe thuhej se banorja ka qëndruar aty prej 48 orësh.

    Njerëzit në rrjetet sociale shpërthyen keq ndaj produksionit dhe u ndihen të fyer sepse shumë e kanë parë në Komunë të Parisit, madje dolën dhe disa foto të Eglës në rrugë dhe në kafe.

    Por të gjitha këto u injoruan nga BBV dhe në “Prime” moderatori Ledion Liço u shpreh se Egla ka qëndruar e izoluar 48 orët e fundit, duke treguar edhe pamjet nga izolimi i saj, ama pamjet që qarkulluan në rrjet nuk u përmendën.

    Jul Deda ka qenë një nga banorët i cili ka reaguar duke thënë se kjo nuk mund të pranohej dhe se po zhvlerësohej Zarfi i Zi.

    Në mbështetje të Juli, ka reaguar vëllai Mario Deda, me anë të një story në Instagram.

    Maroi ironizon dhe shkruan se 48-orëshi i Eglës në dhomën e bardhë është mashtrim, teksa publikon një foto tjetër të Eglës duke hipur në një makinë.

    “48-orëshi i Eglës në dhomën e bardhë…MASHTRIM”

    FOTO/ Vëllai i Jul Dedës akuzon BBV për mashtrim, publikon