18/10/2024
Maqedoni

Vdes taksisti nga Shkupi, pësoi infarkt gjatë vozitjes

    Një taksisti 62-vjeçar nga Shkupi ka pësuar infarkt teksa po transportonte një pasagjer. Atij iu keqësua gjendja shëndetësore, pas çka doli nga rruga dhe goditi një dru.

    Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori”, ku nga ana e mjekut u konstatua se ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

    “Me datë 31.05.2024, në ora 17:50 në SPB-Shkup është raportuar se në Blv. “Sllovenia” në Shkup, Q.V. (62) nga Shkupi, i cili po drejtonte veturën për taksi “Skoda Rapid” me targa të Shkupit, me të cilën po transportonte një udhëtar, pasi i ishte keqësuar gjendja, me veturë ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë”, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.