Bernard Hill i cili njihet për rolet e tij te “Titaniku” dhe “Lord of the Rings”, ka vdekur në moshën 79-vjeçare, raporton BBC.
Ai luajti kapitenin Edward Smith në filmin fitues të Oskarit të vitit 1997. Ai gjithashtu portretizoi mbretin Theoden në Lord of the Rings.
Hill luajti edhe personazhin e Yosser Hughes në serialin ikonik të dramës Boys from the Blackstuff.
Agjenti i tij Lou Coulson i tha BBC News se ai kishte vdekur në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe së shpejti pritet një deklaratë nga familja.
Me origjinë nga Mançesteri, Hill u bë i famshëm në fillim të viteve 1980 kur luajti në serialin dramatik “Boys from the Blackstuff” si Josher Hughes.Ai jetoi në Suffolk me gruan dhe aktoren Mariana Hill dhe gjithashtu ishte shfaqur në dokumentarin Gandhi të Richard Attenborough dhe përshtatjen e BBC-së të Hilary Mandel’s Wolf Hall.