Mëngjesin e sotëm, Emiljano Frroku 28-vjeç, ka humbur jetën tragjikisht, pasi ka rënë nga një lartësi në pallatin ku punonte në Shëngjin.
Shkak i aksidentit, dyshohet të jetë mosrrespektimi i kushteve të sigurisë teknike më punë nga ana e kompanisë ndërtimit. KSSH, së pari i shpreh ngushëllime familjes Frroku për humbjen e rëndë. KSSH i kërkon inspektoriatit të punës, të zgjodhet nga gjumi dimëror dhe të ushtrojë kontrolle në mbarë kantieret e punës në Shqipëri. Aksidentet në punë po shkaktojnë një bilanc lufte, ndaj KSSH kërkon të merren masa urgjente.