22/12/2024
Shqipëri

U godit me leva teksa po çonte të birin në kopësht, futet në intubim avokati i Sali Berishës

    Burime nga urgjenca e Spitalit të Traumës thonë se nga ekzaminimet e para, avokati Sokol Mëngjesi ka dy fraktura në kokë.

    Pritet t’i bëhen edhe ekzaminime të tjera, pasi këto janë rezultatet e para gjatë ekzaminimit me skaner.

    Avokati i Berishës, Sokol Mëngjesi po linte fëmijën në kopsht kur u rrah barbarisht nga tre persona të paidentifikuar këtë të mërkurë. Sulmi dyshohet me mjete të forta, leva e doreza metalike.

    Incidenti ndodhi rreth orës 08:30 në kopshtin 31. Autorët, që paraprakisht dyshohet se ishin tre, e qëlluan 34-vjeçarin me dorezë metalike në kokë. Avokati u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës.

    Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve.

    Mëngjesi ushtron profesionin e avokatit prej vitesh, ndërkohë që ka zgjedhur të bëjë mbrojtjen e ish-kryeministrin Sali Berisha, në betejën ligjore me drejtësinë, pasi që prej dhjetorit të vitit të kaluar ndodhet në arrest politik pa prova e akuzë, duke iu mohuar kështu edhe e drejta kushtetuse për të ushtruar detyrën e deputetit të zgjedhur nga populli.