Mediat serbe kanë nxjerrë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë, të ndodhur ditën e djeshme ku shqiptart Edmond Mustafa u ekzekutua në qendër të Tivarit, shkruan news33.tv.
Sipas kurir.rs, Mustafa u ekzekutua në sy të motrës së tij, pasi kishin konsumuar një kafe së bashku. Dyshohet se ai u vu në shënjestër për shkak të lidhjes intime që kishte me gruan e shokut.
Por për këtë ngjarje të rëndë, Mustafa ishte në dijeni që do eliminohej, dhe këtë e tregojnë mesazhet që i janë zbuluar në telefon, në aplikacionin “Sky Ecc”.
“Doni të më vrisni, duan ‘Kavçanët’, njerëzit e mi duan të më vrasin tani që jam në lidhje me gruan e Zijadit”, mësohet të ketë thënë viktima më herët.
Në dosje theksohet se Mustafa i acaroi marrëdhëniet me bashkëpunëtorët e tij të “Skaljar” pasi pas vrasjes së Zijan Nurkoviç më 20 prill 2019 në Spanjë, ka hyrë në lidhje me të venë e tij, Vasilisa.