Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri reagoi sot pas vrasjes së një gruaje në Pejë me arë zjarri nga bashkëshorti i saj.
Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, Dafina bëri thirrje që të shpallet ditë zie për gratë e vrara.
Pas këtij reagimi, një ndjekës i këngëtares së njohur i ka komentuar “Edhe ti tash e ke radhën”. Dafina është shokuar nga ky koment dhe ka reaguar ashpër duke thënë se “Përderisa shteti nuk i merr seriozisht viktimat, përfundimi do të jetë i njëjtë. Organet kopetente duhet të bëjnë një zgjedhje për këto që po ndodhin vitet e fundit”.
Nuk është hera e parë që Dafina ka reaguar për raste të tilla, duke qenë se në të shumtën e rasteve ka ngritur zërin për çështje të tjera që kanë mbërthyer gratë në Kosovë.
Në lidhje me vrasjen e 43-vjeçares e cila u vra me armë zjarri nga burri i saj në banesë ka pasur reagime të shumta nga figura publike në Kosovë dhe Shqipëri.