21/12/2024
Shqipëri

TRONDITËSE, dy burrat shqiptarë përdhunojnë 31-vjeçarin me aftësi të kufizuara

    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në një fshat të Elbasanit. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se një 60-vjeçare ka shkuar në Komisariat dhe ka denoncuar se dy persona kanë përdhunuar djalin e saj 31-vjeçar, i cili është me aftësi të kufizuara.

    Së bashku me djalin e saj 31-vjeç, gruaja ka kallëzuar para uniformave blu shtetasit me ininciale B.J, 44 vjeç dhe shtetasin R.B, 59 vjeç, të cilët sipas saj më datën 4 mars të këtij viti kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj. Policia e Elbasanit ka ndaluar dy burrat e dyshuar.

    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan me iniciativë shtetasit B. J., 44 vjeç, banues në Elbasan dhe R. B., 59 vjeç, pasi më datë 15.04.2024, në ambientet e Policisë, është paraqitur një shtetase 60-vjeçe (bashkë me djalin e saj 31 vjeç), e cila ka kallëzuar se shtetasit B. J. dhe R. B., më datë 04.04.2024, kanë kryer marrëdhënie seksuale me djalin e saj 31-vjeç, me aftësi të kufizuara”, njofton Policia.