23/12/2024
Shqipëri

Tronditëse/ Babai plagos me çifte vajzën e tij dhe më pas vret veten

    Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Lushnjë. Sipas informacioneve praprake të bëra me dije nga vetë blutë e këtij qyteti mësohet se një 82-vjeçar ka plagosur me armë gjahu vajzën e tij dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”,  ku shtetasi Behar Musaku, pas një konflikti të çastit ka plagosur me armë gjahu vajzën e tij 40-vjeçare dhe më pas ka vrarë veten.

    40-vjeçarja ndodhet në spitalin e Lushnjë në gjendje të rëndë për jetën, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.

    Njoftimi i plotë i Policisë:

    Lushnjë/Informacion paraprak

    Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se  ka vrarë veten. 

    Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetësore.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.