Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pluk të Lushnjës, ku një i ri ka vendosur t’i japë fund jetës. Sipas informacionit paraprak të policisë mësohet se 22-vjeçari me ininciale K.H u gjet i pajetë nga familjarët në oborrin e banesës.
Dyshohet se i riu ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëvarur. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në fshatin Pluk, Lushnjë, është gjetur i pajetë nga familjarët, në oborrin e banesës, shtatasi K. H., 22 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.