22/12/2024
Maqedoni

Tragjike/ Autobusi nga Maqedonia aksidentohet në Itali, ka të vdekur dhe të plagosur

    Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Ambasadës në Romë është informuar se sot në autostradën mes qyteteve Ascoli Piceno dhe Ankona në Itali ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin mori pjesë edhe një autobus i një agjencie turistike nga Maqedonia e Veriut.

    Siç njoftojnë nga MPJ, në vendngjarje ka humbur jetën drejtuesi i autobusit R.I (1965), shtetas i Maqedonisë së Veriut, ndërsa 12 pasagjerë, poashtu shtetas të RMV-së, kanë marrë lëndime të lehta.

    “Ministria, nëpërmjet Ambasadës në Romë, vazhdon të jetë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente italiane, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit”, thonë nga MPJ.