21/12/2024
Botë

TRAGJEDI/ Fundoset trageti me 130 persona, pamjet e trupave të viktimave të shtrirë në breg, mes tyre edhe shumë fëmijë

    Më shumë se 90 persona kanë humbur jetën, pasi një traget u mbyt në brigjet veriore të Mozambikut. Sipas BBC, duke cituar autoritetet vendase, deri më tani janë shpëtuar pesë persona, nga rreth 130 që besohet se ishin në bord.

    Mjeti i lundrimit pati probleme teksa përpiqej të arrinte në një ishull në brigjet e provincës Nampula.

    Sipas sekretarit të Shtetit për provincën e Nampula, qytetarët po largoheshin nga frika e shpërthimit të kolerës në vendin ku dhe ata jetonin.

    “Për shkak se anija ishte e mbipopulluar dhe e papërshtatshme për të transportuar pasagjerë, ajo përfundoi duke u fundosur,” tha Neto, duke shtuar më tej se mes viktimave ka shumë fëmijë.

    Ndërkohë, nga videot e postuara në rrjetin social “X”, shihen qartë trupat e viktimave, në mesin e tyre edhe shumë fëmijë.